KUSHTET DHE RREGULLAT E PËRDORIMIT
ANTARSIMI
OKAZIONE.COM ruan të dhënat tuaja personale në bazë të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 të Kuvendit të Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Të gjithë përdoruesit pranojnë të sillen me etikë, konform ligjeve në fuqi, dhe të mos abuzojnë në asnjë formë. Të gjitha llojet e shkeljeve do të sjellin heqjen e mundësisë së përdorimit të shërbimeve të faqes deri në pezullimin e plotë në rastet e shkeljeve apo mosverifikimit të informacionit tuaj.
Është përgjegjësi e çdo përdoruesi publikimi i informacioneve, produkteve dhe shërbimeve të tyre apo të personave të tretë pa lejen e tyre. Për çdo antar të papërgjegjshëm ju lutem të na informoni.
PUBLIKIMET
Ne përpiqemi t’ju garantojmë ekskluzivitetin e publikimeve tuaja. Nëse ju e publikoni të parët një njoftim, ju keni të drejtën e ekskluzivitetit të tij. Nëse persona të tjerë, agjensi, apo agjentë publikojnë të njëjtin njoftim, mund të penalizohen për dëmtimin e ekskluzivitetit.
OKAZIONE.COM e lejon dublikimin e postimeve në raste të caktuara të cilat shqyrtohen. Nëse ju keni fotot ekskluzive të një njoftimi të caktuar atëherë ky nuk konsiderohet si dublikim i postimeve.
PRONËSIA
Të gjitha elementet në OKAZIONE.COM janë pjesë e pronësisë intelektuale duke përfshirë të gjitha imazhet, fotot, kodet, tekstet dhe mbrohen nga e drejta e autorit.
SUGJERIMET TUAJA
Ne çdo ditë synojmë të përmirësojmë eksperiencën tuaj në OKAZIONE.COM, prandaj çdo sugjerim dhe koment i juaji është mjaft i rëndësishëm për ne, dhe na ndihmon të përditësojmë faqen duke ofruar më të mirën për ju.
ÇAKTIVIZIMI I ANTARSIMIT
Ju mund të çaktivizoni antarsimin tuaj pa dhënë asnjë shkak apo motiv për të. Ne do të dëshironim të përmirësonim eksperiencën, kështu që komenti juaj do të ishte i vlefshëm.
Për kontakt ju lutem na shkruani në [email protected]